Çka është helicobacter pylori? NULL NULL 25.11.2016 11:30 25.11.2016 11:30 Helicobacter pylori është një mikroorganizëm i cili gjendet kudo dhe është prezent në afro 50% të popullsisë globale. Infeksioni kronik me Helicobacter pylori shkakton ndryshime atrofike dhe metaplastike në lukth, si dhe prania e tij lidhet me paraqitjen e ulçerës peptike ( I thatit në lukth apo në zorrën dymbëdhjetgishtore). Rruga më e zakonshme e infeksionit me Helicobacter pylori është me rrugë orale-orale dhe rrugë fekalo-orale. Zakonisht infeksioni me H.Pylori ka një paraqitje të njejtë si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Është më e shprehur tek popullsia Latine dhe më pak e shprehur tek personat e racës së bardhë. Femrat dhe fëmijët kanë një incidenc më të lartë për riinfeksion 5-8% në krahasim me të rriturit. Cilat janë shenjat dhe simptomat e infeksionit me H.Pylori ? Në përgjithësi pacientët e infektuar me H.Pylori janë asimptomatik dhe nuk përshkruhen shenja tipike klinike. Kur shenjat dhe/ose simptomat janë prezente mund të pëfshihen si në vijim: Nauzea ( mundim dhe ndjenja për të vjellur), Vjellje, Dhembje barku, Ndjenja e djegësimit të gjoksit, Barkqitje, Ndjenjë e urisë në mengjes, Erë e rëndë e gojës. Si bëhet diagnostifikimi i H. Pylorit ? Analizat laboratorike: Tek pacientët e dyshimt për H.pylori, analizat e mëposhtme laboratorike ndihmojnë në diagnostifikim: Testi i antigjenit të H.Pylorit në feces : shumë specifik (98%) dhe senzitiv ( 94%); rezultate pozitive fitohen në stadet fillestare të infeksionit me H.Pylori; kjo formë e testimit përdoret edhe për të detektuar eradikimin pas trajtimit. Karbon-13 testi i ureazes me frymë: Koncentrimi i karbonit të markuar është i lartë vetëm nëse është prezente ureaza në lukth, reaksion ky i mundshëm vetëm me rastin e infeksionit me H.Pilori. Serologjia e H.Pylorit: Specifitet dhe sensitivitet të lartë ( >90%); I vlefshëm për detektimin e pacientëve të infektuar rishtazi por jo i vlefshëm për të përcjellur pacientët e trajtuar. Antibiogrami: I vlefshëm në zonat gjeografike me rezistencë të lartë në Metronidazol dhe klaritromicin , këta antibiotik nuk duhen rekomanduar si barnat e linjes së parë të trajtimit në këto zona. Cilat sëmundje shkaktohen nga infeksioni me H.Pylori: Nga infeksioni me H.Pilori shkaktohen: Gastriti kronik Gastriti atrofik Metaplasioni intestinal: që mund të kalojë në displazion Adenokarcinoma e lukthit :që duhet të percillet me ultrazë dhe me esofagogastroduodenoskopi tek pacientët me MALToma për qëllime të stadifikimit preciz të sëmundjes. Cili është roli i imazherisë në diagnostifikimin e H.pylorit ? Imazheria diagnostike nuk na ndihmon shumë për diagnostifikim të H.Pilorit por që mund të na ndihmoj tek pacientët me komplikime ( Sëmundja ulçeroze,kanceri i lukthit, MALT-omat). Endoskopia e sipërme :e domosdoshme tek pacientët me simptome të sëmundjes ulçeroze për të parë dëmtimet mukozale të lukthit dhe duodenumit. Marrja e biopsisë na ndihmon për përcaktimin histologjik të proceseve patologjike në mukozën e lukthit dhe duodenumit. Ekoendoskopia iu bëhet pacientëve me biopsy pozitive për MALT-omat gastrike dhe për stadifikimin e saktë të sëmundjes. Si të trajtojmë infeksionin me H.Pylori ? Trajtimi bëhet vetem tek pacientët me rezultate pozitive për H.Pylori. E rëndesishme është të kemi parasysh rezistencën e mundshme të antibiotikeve për përcaktimin e trajtimit. Ekzistojnë skema të ndryshëm për trajtimin i infeksionit me H. Pylori , e ato janë : Një inhibitor i pompës protonike ( Omeprazol,Pantoprazol, Esomeprazol,Lansoprazol)+ dy antibiotik ( Amoksicilin +Klaritromicin ) nga 7 deri 14 ditë. Skemë tjetër është : Një IPP+ Amoksicilina+Metronidazol ose Klaritromicinë+Metronidazol. Skemë tjetër: Bizmuth salycilate+Metronidazol+Tetracycline për 14 ditë.Skemë tjeter është : IPP+Levofloksacin+Amoksicilin për 7-14 ditë. Gjatë trajtimit për eradikimin e H.Pylorit mund të paraqiten efekte anësore siç janë: mundim,shije e metalit në gojë, skuqje lëkurore, vjellje ose barkqitje në këto raste ndërpritet trajtimi dhe mjekohen simptomet e paraqitura.
Shëndet Aparatet e dëgjimit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për demencë nga Emanuell SYLA 15/04/2023