Çka do të ndiqni sot në emisionin Ora e Pasdites? NULL NULL 10.04.2020 13:55 10.04.2020 13:55 Në edicionin e sotëm të emisionit Ora e Pasdites, së bashku me sociologen Mira Gashi do të flitet rreth humanizmit përgjatë krizave shoqërore dhe pas tyre! Se cilat do të jenë ndryshimet e mundshme në secilën shoqëri në botë kjo mbetet të shihet dhe diskutohet për një kohë të gjatë. Gazetarja Adea Grezda sjellë profilin e Dafina Gjikollit, një artiste e cila praktikon artin digjital, përmes së cilës editon fotografi duke i përzier me figura te ndryshme. Por kjo nuk është e vetmja lëmi që vajza 20 vjeçare po trajton, ajo i ka realizuar edhe një video vetes. Për çfarë bëhet fjalë e kuptoni përmes stories së përgatitur. Se a kanë arritur shkencëtarët të krijojnë një enzimë mutante që riciklon shishet plastike brenda një orë, këtë e kuptoni përmes rrëfimit të Gentiana Qerimit. Mos i harroni edhe shumë rubrika të tjera me gazetaret tona në studio. Ora e Pasdites nga 16:35, vetëm në Klan Kosova. Qëndroni me ne! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024