Çka dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Indi? NULL NULL 12.06.2025 12:21 12.06.2025 12:21 Foto: AP Një aeroplan i “Air India” u rrëzua pranë aeroportit në Ahmedabad. Ja çfarë dihet deri më tani: Në bord kishte 242 persona, përfshirë dy pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të kabinës. Nga pasagjerët, ishin 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, një shtetas kanadez dhe shtatë shtetas portugezë. Aeroplani – një Boeing 787-8 Dreamliner – bëri një thirrje paralajmëruese për kontrollin e trafikut ajror pas ngritjes, por më pas nuk dha asnjë përgjigje. Sinjali humbi sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi, sipas Flight Radar Aeroplani u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Izraeli thotë se 20 komandantë ushtarakë iranianë janë vrarë që nga fillimi i operacionit 5 minuta më parë
Lajme LIVE| Izraeli do të godasë 'çdo vend dhe çdo objektiv' të Iranit, thotë Netanyahu 12 minuta më parë