Çka dihet deri më tani për aksidentin e autobusit në Austri? NULL NULL nga Albert Bajrami 19.05.2022 11:08 nga Albert Bajrami 19.05.2022 11:08 Një autobus me udhëtarë nga Kosova që kishte destinacion Hannoverin e Gjermanisë është aksidentuar në Salzburg të Austrisë. Nga mediat austriake u raportua se 20 persona janë lënduar, ku tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po marrin trajtim në spitalin shtetëror të Salzburgut. E lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga policia. Zëdhënësi i policisë së Salzburgut, Hans Wolfgruber, tha se dyshimet e para për shkakun e aksidentit mund të jetë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi ose shkak mund të ketë qenë ndonjë defekt teknik. Ndërkaq komandanti i skuadrës së shpëtimit Hermann Garstragser, tha se në autobus ndodheshin 28 persona. Për aksidentin kanë folur edhe nga kompania “Armend Tours”. Në një përgjigje për Klankosova.tv nga kjo kompani thuhet se pasagjerët kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë. “Autobusi është nisur me datën 18.05.2022, nga Kosova në orët e mëngjesit. Në udhëtim kanë qenë tre shoferë. Aksidenti ka ndodhur në Austri/Salzburg. Pasagjerët janë me lëndime të lehta dhe asnjë në rrezik për jetë”. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë e Salzburgut dhe me spitalin shtetëror të këtij qyteti dhe është në pritje të një përgjigje nga ta. Austri: Aksidentohet autobusi nga Kosova, raportohet për 20 të lënduar Austri: Pamje nga vendi ku u aksidentua autobusi nga Kosova (FOTO) Policia austriake jep detaje për aksidentin e autobusit nga Kosova, tregon për dyshimet e para Aksidenti i autobusit nga Kosova, flasin nga kompania: Pasagjerët kanë lëndime të lehta *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days