Çka bisedoi Lajçak me Osmanin dhe Kurtin? (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 25.11.2021 23:15 nga Flamur Gajtani 25.11.2021 23:15 Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasditen e së enjtes takoi në Qeverinë e Kosovës shefin e saj Albin Kurtin. Pas këtij takimi, sllovaku deklaroi se me kryeministrin kosovar bisedoi për mundësinë e takimit të radhës në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq që shpreson të jetë brenda këtij viti. Lajçak shtoi se për këtë çështje nuk ka ndonjë lajm të madh, por që ai dhe BE-ja presin progres. E para këtij takimi diplomati evropian gjatë vizitës, që ky e quan të shkurtër në Prishtinë, i shkoi në zyrë edhe presidentes Vjosa Osmani. Vizita e Miroslav Lajçak të enjten në Prishtinë vjen një ditë pasi qëndroi në Beograd ku takoi shefin e shtetit serb, ndërsa nga Kosova emisari evropian pritet të largohet të premten në mëngjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 27 minuta më parë