“Civilna Zastita” pengon kthimin e shqiptarëve NULL NULL 29/05/2015 29/05/2015 Strukturat paralele serbe të sigurisë në veri të Kosovës nuk e kanë ndërmend të shpërbëhen. Sot, një grup i tillë prej disa personave është parë në veri të vendit duke e penguar që të kthehet në shtëpinë e tij një qytetarë të Kosovës. Alush Alushi, është pronari i një shtëpie në veri të Mitrovicës, i cili me urdhëresë të gjykatës ka fituar të drejtën të kthehet në shtëpi të tij. Shtëpia e Alushit është e uzurpuar nga Danillo Illiq, qytetarë serb i cili njihet për krim të organizuar dhe kontrabandim. Illiq, si uzurpator nuk ka dashur të ja liroj shtëpinë Alushit, saqë këtij të fundit i’u ka dashur edhe ndihma e policisë. Situata nuk përmirësohej as me praninë e Policisë së Kosovës, përderisa në vendin e ngjarjes u panë edhe pjesëtarë të “Civilna Zastita”. Këta madje dolën më të fortë se Policia e Kosovës. Pas kwtij veprimi, Policia e Kosovës u detyrua të tërhiqet dhe kjo çështje të mbetet për një afat tjetër.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022