City me një gol avantazh ndaj Tottenhamit, United me një lojtar më pak kundër Ipswichit, pas 45 minutave NULL NULL 26.02.2025 21:26 26.02.2025 21:26 Goli i Erling Haaland, i dha epërsinë Manchester Cityt në udhëtim te Tottenham. Norvegjezi e gjeti rrjetën kundërshtare që në minutën e 12-të, njofton Klankosova.tv. Realizimi i tij, doli të jetë i vetmi në 45 minutat e para “Hotspur stadium”. Më shumë gola pati në pjesën e parë ku po luan skuadra tjetër e qytetit Manchesterit. United e përmbysi përkohësisht golin e hershëm të Ipswich Town, të cilin këta të fundit e arritën si shkak i një gafe të portierit vendas, Andre Onana, që i mundësoi Jaden Philogenes të shënojë. Megjithatë “Djajtë e Kuq” u rikthyen, fillimisht me anë të Sam Morsy, e më pas Matthijs De Ligt i dha përparësi në rezultat ekipit të tij. Por për trajnerin, Rúben Amorim, planet në “Old Trafford” prishen, kur Patrick Dorgu u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje brutale, raporton Klankosova.tv. Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi menjëherë i njejti golashënues, si në fillim të ndeshjes, duke barazuar shiftat 2-2. Se a do të mundet skuadra e Arjanet Muric të marrë fitore sonte, apo Man.United do të rikthehet, mbetet të shihet në pjesën e dytë.