City – Liverpool s’i dorëzohen njëri-tjetrit NULL NULL 25.11.2023 15:35 25.11.2023 15:35 Manchester City players celebrate Manchester City's Ruben Dias, right, goal that was later disallowed by a VAR decision during the English Premier League soccer match between Manchester City and Liverpool at Etihad stadium in Manchester, England, Saturday, Nov. 25, 2023. (AP Photo/Rui Vieira) Derbi i javës së 13-të në Premier League mes Manchester Cityt e Liverpoolit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1. Goli i parë në ndeshje erdhi në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 27 përmes super-sulmuesit Erling Haaland, pas një asisti nga Ake. Skuadra mysafire pati disa raste në pjesën e parë, mirëpo asnjëri nga reparti ofansiv nuk ishin konkretë. Goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 80-të pas një goditjeje precize nga mbrojtësi i krahut, Trent Alexander Arnold pas një asisti nga Mohammed Salah. Dy skuadrat tentuan sërish që të ndryshojnë diçka në këtë ndeshje, por nuk ia dolën. Me pikët e ndara mes dy ekipeve të para në tabelë, City e Liverpool mbesin në po të njëjtat pozita – në të parin (29 pikë) dhe të dytin (28 pikë) respektivisht.