City e turpëron “Zonjën e Vjetër” NULL NULL 26.06.2025 23:17 26.06.2025 23:17 Manchester City e ka mposhtur bindshëm Juventusin. Ndeshja e tretë e grupit G në Kupën e Botës për klube u mbyll me rezultat 2 me 5 në favor të “citizens”. Jeremy Doku kaloi anglezët në epërsi qysh në minutën e nëntë të ndeshjes. Kundërpërgjigja erdhi vetëm dy minuta më vonë nëpërmjet Teun Koopmeiners. Ndërkaq, Pierre Kalulu, shënoi autogol në minutën e 26-të për t’i dhënë epërsinë “qytetarëve”, transmeton Klankosova.tv. Erling Haaland shënoi për 1:3 në minutën e 52-të të takimit. Phil Foden ishte ai që ngriti rezultatin në 1:4, në minutin e 69-të kurse gjashtë minuta më vonë Savinho realizoi për 1:5. Dusan Vllahoviq, shënoi në minutën e 84-të të ndeshjes për epilogun e këtij takimi. Me këtë fitore, Manchester City e mbyll grupin në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Juventusi mbetet i dyti me tri më pak. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.