City e fundos edhe më shumë Southamptonin NULL NULL 08.04.2023 20:31 08.04.2023 20:31 Manchester City ka shënuar fitore ndaj Southamptonit, me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së 30-të në Premier League. Golin e parë në ndeshje e shënoi Erling Haaland, në minutën e 45’. Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Jack Grealish e dyfishoi epërsinë e Qytetarëve në minutën e 58’. Vetëm 10 minuta më vonë Haaland shënoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të tretin për Cityn. Krejt çka bënë vendasit është goli i nderit, të cilin e shënoi Sekou Mara, në minutën e 72’. Teksa goli i fundit në ndeshje u realizua nga Julian Alvarez, në minutën e 75’, pë rezultatin përfundimtar 4-1. City pas fitores mbetet në vendin e dytë me 67 pikë, pas 29 ndeshjeve, me pesë pikë larg Arsenalit, që është në pozitën e parë. /Klankosova.tv.