City dhe Newcastle pas Pellistrit NULL NULL 29.05.2020 13:50 29.05.2020 13:50 Manchester City dhe Newcastle United po e përcjellin nga afër futbollistin e Penarol, Facundo Pellistri, sipas raportimeve nga Daily Mail. Thuhet se Qytetarët tashmë e kanë dërguar një skaut me kohë të plotë në Uruguai, për ta përcjellë nga afër dhe intensivisht 18 vjeçin i cili është nën menaxhimin e ish-yllit të Manchester United, Diego Forlan. Lojtari i Penarolit e ka marrë vëmendjen e Real Madridit dhe Atletico Madridit, mirëpo gara për sigurimin e shërbimeve të tij vetëm sa po shtohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.