Lajmet e fundit

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, veshjen e ndërtesës së Qeverisë me flamurin e UÇK-së, e ka quajtur lajm të mirë.
Mirëpo, ajo theksoi se UÇK-ja ka nevojë për mbështetje shtetërore, e jo për instalacione e fjalë boshe, raporton Klankosova.tv.
Çitaku theksoi se “ka 16 ditë e 16 net që sheshet po buçasin anë e kënd Kosovës, e kudo në diasporë ku ka shqiptarë: Jo në Emrin Tim”.
“Dhe kërkesa drejtuar Albin Kurtit është e qartë: silleni ligjin në Kuvend dhe votojeni. Pa humbur kohë”, tha Çitaku.
Nga kryeministri Kurti, deputetja e PDK-së kërkoi “vepra, e jo fjalë”. /Klankosova.tv
