Çitaku për zgjedhjet në veri: U cenua sovraniteti, Kurti fajtor (VIDEO) NULL NULL 25.04.2023 18:49 25.04.2023 18:49 Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sovraniteti i Kosovës u cënua më 23 prill, ditën kur u mbajtën zgjedhjet në katër komunat veriore. Çitaku, e ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, tha se edhe ditën e zgjedhjeve u cënua sovraniteti pasi procesi zgjedhor nuk u mbajt nëpër objekte të rregullta, por nëpër kontejnerë, njofton Klankosova.tv. “Unë besoj që secili prej nesh e ka parë me shqetësim situatën në veri dhe jo vetëm në ditën e zgjedhjeve por që nga vera e vitit të kaluar. Asnjëherë më pak nuk ka pasur sovranitet dhe prezencë të institucioneve të Kosovës po flas për policinë, doganën e gjykatat. Çdo gjë që është ndërtuar për vite me radhë u rrënua për pak ditë, mbajtja e zgjedhjeve ka qenë e pashmangshme”. “Formimi i institucioneve do të jetë një sfidë shumë e madhe edhe pas rezultatit zgjedhor, por kushtet ligjore janë përmbushur dhe ka afate ligjore e kushtetuese edhe për konstituimin e institucioneve dhe është detyrë e Qeverisë së Kosovës për themelimin e këtyre institucioneve. Fatkeqësisht në ditën e zgjedhjeve ne kemi parë një degradim sepse as procesi zgjedhor nuk është mbajtur në objekte të rregullta, por nëpër kontejnerë edhe atë ditë është cenuar sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj”, u shpreh Çitaku. Mes tjerash, Çitaku tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është fajtor për situatën e krijuar në veri. “Situata në veri nuk piku nga qielli, ne për dallim nga kryeministri Kurti se shohim tek njëri tjetri por jemi bashkë për të shtrirë sovranitetin dhe se kemi lënë vet, kemi garuar bashkë me të në këto zgjedhje. Fajtori kryesor është Beogradi, por fatkeqësisht është ndihmuar nga sjellja e papërgjegjshme dhe e pakoordinuar e kryeministrit Kurti verën e kaluar”, u shpreh Çitaku. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 07/10/2024
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 07/10/2024