Çitaku pas rrahjes së djalit të Rashiqit: Krimi i tij i vetëm është se është djalë i një politikani që nuk kontrollohet nga Beogradi NULL NULL 22.02.2021 21:00 22.02.2021 21:00 Ambasadorja në detyrë e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, pas rrahjes së djalit të politikanit serb Nenad Rashiq. Çitaku tha se krimi i vetëm i tij është se është i biri i një politikani që nuk kontrollohet nga Beogradi. Ajo bëri thirrje që dhuna dhe kërcënimet duhet të ndalen. “Një djalë 18-vjeçar u rrah nga një bandë e serbëve në Graçanicë sot. Krimi i tij i vetëm është të qenit i biri i Nenad Rashiq – një politikan progresiv i pavarur në Kosovë, të cilin nuk mund ta kontrollojë Beogradi. Tetë njerëz janë arrestuar, deri më tani. Kërcënimet dhe dhuna duhet të ndalen”. An 18 year old boy was beaten by a gang of Serbs in #Graçanica today. His only “crime” is being the son of Nenad Rashič – an independent progressive politician in #Kosovo who is not controlled by #Belgrade. Eight people have been arrested so far. Intimidation&Violence must end. — Vlora Çitaku 😷 (@vloracitaku) February 22, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë