Çitaku pas ndihmës nga Shqipëria: Disa mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare NULL NULL 15.08.2022 23:03 15.08.2022 23:03 Vlora Citaku Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike. Ajo është shprehur se këtu ka njerëz që mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare, përcjell Klankosova.tv. “Shqipëria ndihmon Kosovën, sërish. E këtu mes nesh, disa, mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare. Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme, por raporti mes nesh është përtej inateve të imta politike e personale. Shqipëri, tu rritë nderi”, ka shkruar Çitaku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024