Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çitaku: Në vend të marrëveshjes finale kemi ‘status-quo’ (VIDEO)

NULL NULL
23.02.2023 18:44
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një intervistë për “Info Magazinën” në Klan Kosova, ndër të tjera ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo është shprehur se në vend të një marrëveshje finale, sipas saj, kemi ‘status-quo’.

“Pas agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, ka krijuar një situatë shumë më të favorshme për Kosovën në raport me Serbinë dehe kemi besuar që ky është momenti për t’u angazhuar sinqërisht dhe seriozisht për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohjen reciproke në qendër”, tha ajo.

Çitaku është shprehur se kryeministri ka arritur që ta degradojë procesin e dialogut, përcjell Klankosova.tv.

“Ajo çfarë ka arritur kryeministri përmes dy viteve negocim, është që ta degradojë këtë proces, më nuk flitet për një marrëveshje finale me njohjen reciproke në qendër, por flitet për një zotim dhe një marrëveshje të përkohshme e cila vetëm e krijon një ‘status-quo’ të re dhe në fund të këtij procesi pothuajse dyvjeçar, Kosova do të dal me më shumë pikëpyetje, sesa përgjigje”, u shpreh tutje ajo.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.