Çitaku: Ne jemi me qeverinë kur ballafaqohemi me Serbinë (VIDEO) NULL NULL 01.06.2023 19:00 01.06.2023 19:00 Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke komentuar ngjarjet e fundit në veri të vendit, deklaroi se duhet të jemi më të vëmendshëm dhe të mos sillemi me arrogancë. “A e dini ju cili është vendi më sovran në planet? Koreja e Veriut! Në shekullin në të cilin jetojmë – kur bota është më e ndërvarur se kurrë më parë, ku ne synojmë që të bëhemi pjesë e aleancave rajonale, evropiane, transatlantike – aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti”, deklaroi ajo për emisionin Info Magazine në Klan Kosova. “Ne jemi me kryeministrin, ne jemi me Qeverinë e Republikës së Kosovës kur vije puna te ballafaqimi me Serbinë, dhe kjo është një ndër arsyet kryesore pse ne kemi marr pjesë ne zgjedhje se s’kemi dashur ta lëmë kryeministrin vet aty”, u shpreh Çitaku, duke thënë se PDK e fton Kurtin që të ketë kujdes me veprimet që prekin aleancat. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023