Çitaku: Meritat për pranimin e Kosovës në KiE i kanë shërbyesit civilë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çitaku: Meritat për pranimin e Kosovës në KiE i kanë shërbyesit civilë (VIDEO)

NULL NULL
25.04.2023 18:32
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, vlerëson se meritat më të mëdha për pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës i kanë shërbyesit civilë.

Çitaku, e ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, tha se Qeveria e Kosovës aplikacionin për KiE e kishte gjetur të gatshëm.

“Meritat i kanë para se të gjithash qindra shërbyes publikë që kanë punuar ditë e natë për formimin e institucioneve të pavarura të Kosovës, është punuar shumë gjatë që të përgatitet aplikacioni dhe qeveria e ka gjetur këtë aplikacion të gatshëm. Por, edhe është krijuar edhe një kontekst i ri gjeopolitik”, tha Çitaku.

Çitaku, mes tjerash, tha se edhe kriteret për liberalizimin e vizave shteti i kishte përmbushur shumë më herët, njofton Klankosova.tv.

“Kriteret për liberalizimin e vizave Kosova i ka përmbushur shumë më herët, por konteksti politik është ai që ka diktuar momentumin e dhënies së dritës së gjelbër. Përvoja e deritanishme na tregon më së miri që vendimet e kësaj natyre nga ana e institucioneve evropiane nuk ndërlidhen ekskluzivisht me përmbushjen e kritereve por edhe nga konteksti politik” u shpreh Çitaku.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.