Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çitaku: Me MCGonigal jam takuar në zyrët e FBI, flitet se në Kosovë e ka takuar një politikan (VIDEO)

NULL NULL
23.02.2023 19:01
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një intervistë për “Info Magazinën” në Klan Kosova, ka folur për takimin e saj me ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal.

Ajo u shpreh se me McGonigal është takuar në zyrët e FBI, ku ka qenë zyrtarisht e ftuar si ambasadore.

“Unë kam qenë e ftuar në FBI zyrtarisht si ambasadore që t’ju drejtohen kadetëve dhe oficerëve të rinj të FBI, ky ka qenë një nder i madh që më është bërë mua dhe që i është bërë Kosovës dhe komunikimi im me FBI dhe me zyrtarin në fjalë ka qenë në zyrë dhe në ShBA”, tha ai.

Çitaku tha se nuk e di se me kë është takuar ai në Kosovë, mirëpo u shpreh se flitet që e ka takuar një politikan, përcjell Klankosova.tv.

“Ndërkohë që unë nuk e di kë e ka takuar në Kosovë kur ka qenë, flitet se e ka takuar një politikan, nuk e di kush është ai politikan, por e di që nuk ka qenë as kryeministri, as presidenti, as ish-presidentja, është takuar me një figurë politike këtu në Kosovë dhe ky është ai takimi i cili është përmendur në aktakuzë dhe nuk është raportuar në FBI, sepse saherë që një zyrtar i FBI takohet me përfaqësues të një qeverie tjetër, të një shteti tjetër, e ka për detyrë që ta njoftoi byron, ta njoftoi institucionin ku punon dhe ta tregojë për çfarë është biseduar”, u shpreh tutje ajo.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.