Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çitaku: Kurti s’na ka neve palë në dialog, e ka Serbinë dhe emisarët në mes

NULL NULL
02.02.2023 22:24

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri Kurti në negociata e ka përballë Serbinë dhe emisarët në mes.

“Kryeministri nuk na ka neve palë në negociata. Kryeministri në negociata e ka përballë Serbinë, dhe emisarët në mes. Me ta duhet të negociojë. Jo me ne. Atyre duhet thënë kushtet, e jo neve”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo shkroi se për PDK-në, interesi i Kosovës është, siç tha Çitaku, gjithmonë para kundërshtive të brendshme, përcjell Klankosova.tv.

“Për PDK-në, interesi i Kosovës është gjithmonë para kundërshtive të brendshme.  Për dallim nga Kryeministri, PDK është konsistente për dialogun. Ne mbështesim një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër ka njohjen reciproke. Ndërkohë, për Kryeministrin, ballafaqimi me arkivat e lajmeve dhe rrëfimeve që i ka ndërtuar vet, duket të jetë më i vështiri”, ka shkruar tutje Çitaku.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.