Çitaku dekretohet ambasadore në SHBA NULL NULL 19.08.2015 20:12 19.08.2015 20:12 Vlora Çitaku është dekretuar si ambasadore e re në Amerikë. Ajo tani mund të konsiderohet zyrtarisht si ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se Çitaku ka marrë agremanin diplomatik nga Departamenti i Shtetit në SHBA, për Klan Kosovën e konfirmon Zëvendësministri I Punëve të Jashtme Petrit Selimi. Selimi tha se Ministria e Punëve të Jashtme është njoftuar nga departamenti I shtetit për dhënien e agremanit diplomatik për Vlora Çitakun e cila tashmë mund të konsiderohet si ambasadore e Kosovës në Washington, e treta që nga pavarësia. Dekretimin e Vlora Çitakut si ambasadore e re në Amerikë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Presidentes Arbër Vllahiu duke thënë se kjo është punë e kryer. Çitaku në këtë detyrë të re do të pasojë ambasadorin aktual në Washington, Akan Ismaili. Para se Çitaku të emërohej si ambasadore, ajo kryente punën e Konsullit të përgjithshëm në New York.