Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çitaku: 6 me 2 orari i reduktimeve në mes të gushtit, dikush duhet me dhanë përgjegjësi

NULL NULL
15.08.2022 09:06

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas njoftimit të KEDS-it ku është paralajmëruar se qysh nga sot do të ketë reduktime të rrymës.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë që duhet të japë përgjegjësi për “sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës”.

“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit. Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës”.

“Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”, ka thënë Çitaku në Facebook.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.