Cili ekip ka më shumë fitore në El Clasico: Barcelona apo Real Madrid?

Cili ekip ka më shumë fitore në El Clasico: Barcelona apo Real Madrid?

NULL NULL
2 months më parë

Barcelona dhe Real Madridi janë përballur për herë të parë në vitin 1902, kur blaugranët i mposhtën madrilenët në Copa de la Coronacion, por ndeshja e parë zyrtare midis dy rivalëve u zhvillua në vitin 1916.

Që nga atëherë Barcelona dhe Real Madridi janë ballafaquar 246 herë, me madrilenët që kanë regjistruar 98 fitore, teksa katalanasit 96, ndërsa kanë barazuar në 52 takime.

Blaugranët nuk arritën të mposhtin Real Madridin sezonin e kaluar, pasi madrilenët fituan 3-1 në Camp Nou dhe më pas një fitore 2-1 në Estadio Alfredo Di Stefano, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Ka kaluar saktësisht një vit nga El Clasico e fundit që u zhvillua në Kataloni, ku Real Madrid mundi Barcelonën 3-1 falë golave të Fede Valverde, Sergio Ramos dhe Luka Modric, me Ansu Fati që shënoi golin e vetëm të nikoqirëve.

Dueli i kësaj të diele është planifikuar të fillojë në 16:15, por këtë herë do të jetë me tifozët e pranishëm, ndërsa gjatë vitit të kaluar janë luajtur me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë COVID-19.