Cilët janë skenarët që Kosova të renditet para Rumanisë? NULL NULL 13.11.2024 17:52 13.11.2024 17:52 Ndeshja me Rumaninë duhet të fitohet patjetër, që Kombëtarja e Kosovës të mbetet në garë deri në fund për vendin e parë. Rruga më e vështirë, por që do të ishte më e sigurta, është ajo që tanët të shënonin fitore prej tri golave epërsi në Bukuresht, si dhe ta mundin ‘rrast’ edhe Lituaninë në Prishtinë, njofton Klankosova.tv. Edhe opsioni i dytë lidhet me dy fitore të Kosovës, qoftë minimale, por që Rumania duhet të gabojë në udhëtim te Qipro. “Dardanët” do të mund ta kapnin vendin e parë edhe me fitore ndaj Rumanisë e me barazim kundër Lituanisë, nëse rumunët humbin ndeshjen e fundit. Në rastin më të keq, çdo rezultat tjetër pos fitores në duelin kryesor të së enjtes, do të nënkuptonte mbetje në Ligën C në kuadër të “UEFA Nations League”, duke humbur edhe mundësinë që përmes këtij kompeticioni, të sigurohej bileta për kampionatin botëror të vitit 2026. Tabela aktuale në grupin e Kosovës. në UEFA Nations League Liga e Kombeve është e ndarë në katër zona, raporton Klankosova.tv. Në të parën gjendet kombëtaret më elitare, pastaj vjen Liga B, ajo C ku gjendet aktualisht Kosova si dhe Liga D. Të katër zonat formësohen nga 4 grupe me po aq skuadra. Vendet e para, kalojnë një Ligë më lartë, si dhe luajnë ndeshje në Play-Off, për kualifikim në botërorin e ardhshëm. Përjashtim Liga A elitare, ku reprezentacionet garuese luftojnë për trofeun e ‘Nations League’. Kampion aktual i këtij kompeticioni është Spanja, e cila e mundi Kroacinë në finalen e sezonit 2022/23, pas ekzekutimit të penalltive. Spanjollët ishin finalistë edhe në edicionin paraprak (2020/21), por që u mposhtën në finale nga Franca me rezultat 2-1. Fituesi i parë i Ligës së Kombeve ishte Portugalia, duke mundur 1-0 në finale, Holandën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.