Koronavirusi është shpallur pandemi, por janë pak vende që nuk e kanë raportuar akoma asnjë rast.

11:02, 15 Korrik 2020

Në muajin dhjetor të vitit 2019, koronavirusi dukej se ishte i izoluar vetëm në Kinë. Por, disa javë më vonë, Covid-19 u shpall pandemi globale.

Covid-19 tashmë është konfirmuar në të paktën 188 vende të botës, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët, zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë në gjithë botën kanë këshilluar qytetarët që të mbajnë maska, distancë sociale dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins më shumë se 13 milionë njerëz në botë janë të prekur nga Covid-19, derisa shifra globale e vdekjeve ka arritur në më shumë se 578,000. Më shumë se 7,3 milionë pacientë konsiderohen të shëruar.

Më poshtë janë vendet që nuk e kanë raportuar asnjë rast me koronavirus:

Kiribati

Ishujt Marshall 

Micronesia

Nauru

Koreja e Veriut

Palau

Samoa

Ishujt Solomon 

Tonga

Turkmenistan

Tuvalu

Vanuatu

Konkurs Pune

Lexo më shumë