Cilat ushqime ulin nivelin e sheqerit në gjak? NULL NULL 09.11.2024 22:27 09.11.2024 22:27 Foto ilustruese Një nga mënyrat më të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është përzgjedhja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Këto janë disa mënyra ideale që ju vijnë në ndihmë kundër sheqerit të lartë në gjak: Ushqimet e përpunuara Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithërave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta. Pijet dhe ushqimet e ëmbëlsuara Frutat e plota, arrorët, kosi natyral me fruta pylli, karotat ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak. Mos harroni që edhe lëngjet e frutave të shtrydhura vetë, konsiderohen si një pije me sheqer ndaj duhen konsumuar me kujdes. Më shumë perime dhe proteina Barishtet, sallatat dhe perimet duhet të përbëjnë të paktën gjysmën e ushqimit tuaj ditor. Fibra që ato përmbajnë ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe ekuilibron sheqerin në gjak. Proteina nga ana tjetër ngadalëson çlirimin e karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Proteinën e gjeni tek mishi pa dhjamë, peshku, veza, produktet e bulmetit, arrorët dhe farat. Kujdes me etiketat Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur. Të dhënat tregojnë se këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara. Kujdes me alkoolin Alkooli mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak. Pirja afatgjatë e tij nxit shtimin në peshë dhe rezistencën ndaj insulinës. Të dyja së bashku rrisin shanset e shfaqjes së diabetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.