Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat ndeshje nuk i lejon UEFA?

NULL NULL
18.06.2025 19:40

Tashmë dihet që UEFA nuk lejon zhvillimin e disa ndeshjeve futbollistike për shkaqe politike.

Ndër to natyrisht është edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë, pasi raportet e tensionuara politike që kishin kulmuar edhe me luftë, e bëjnë pothuajse “të paimagjinueshme” një lojë të tillë në rrethanat aktuale.

Më poshtë ndërkaq gjeni ndeshjet e ndaluara dhe arsyet për një gjë të tillë:

Spanjë vs Gjibraltar – për shkak të mosmarrëveshjeve mbi sovranitetin e Gjibraltarit

Armeni vs Azerbajxhan – për shkak të konfliktit territorial mbi Nagorno-Karabakun

Kosovë vs Serbi – për shkak të tensioneve politike dhe historike

Kosovë vs Bosnje dhe Hercegovinë – për shkak të raporteve politike

Kosovë vs Rusi – për shkak të qëndrimit pro-serb të Rusisë

Rusi vs Ukrainë – për shkak të luftës së vazhdueshme

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.