Cilat janë simptomat e menopauzës? NULL NULL 02.02.2019 15:30 02.02.2019 15:30 Unhappy woman sitting on the couch on white background Përvoja e menopauzës së çdo gruaje është e veçantë. Simptomat zakonisht janë më të rënda kur menopauza ndodh papritur ose gjatë një periudhe më të shkurtër kohore, njofton Klan Kosova. Kushtet që ndikojnë në shëndetin e vezoreve, si kanceri ose histerektomi ose mënyrat e caktuara të jetesës, si pirja e duhanit mund të rrisin ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e simptomave. Përveç ndryshimeve të menstruacioneve, simptomat menopauzës dhe postmenopauzës janë përgjithësisht të njëjta. Shenjat e menopauzë janë: Menstruacione më të rralla Menstruacionet i përjetoni më lehtë ose më rëndë se zakonisht Ndezje apo djersitje natën Rreth 75 për qind e grave përjetojnë këto simptoma në menopauzë. Simptoma të tjera të zakonshme të menopauzës përfshijnë: Pagjumësi Thatësi vaginale Shtim në peshë Depresion Ankth Vështirësi në përqendrim Problemet me kujtesë Ulje e epshit për seks Lëkurë, gojë dhe sy të thatë Rrit nevojën për të urinuar më shpesh Dhimbje koke Infeksionet në traktin urinar Zvogëlon masën e muskujve Nyje me dhimbje ose ngrutësim të tyre Gjinj më pak të fryra Rënie e flokëve Stimulimi i rritjes së flokëve në zona të tjera të trupit si: fytyrë, qafë, gjoks dhe prapa *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024