Cilat janë hapat e parë në tregun e punës? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat janë hapat e parë në tregun e punës?

NULL NULL
17/12/2015

Ekspertët e Deloitte Kosova kanë prezantuar rezultatet e studimit “Hapat e parë në tregun e punës”.

Sipas Vullnet Latifit drejtor në Deloitte Kosova studimi synon t`iu bëjë me dije  institucioneve akademike aspiratat e brezit të ri dhe se çfarë presin ata nga punëdhënësi.

Në anën tjetër Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka deklaruar se po zhvillohen shumë projekte për punësimin e të rinjve.

Ai ka përmendur marrëveshjet që po bëhen me 100 kompani vendore për mbajtjen e praktikës nga ana e studentëve dhe punësimin e të rinjve, njofton Klan Kosova.