Cilat institucione morën çmim për praktikën e zbatimit të Ligjit për Gjuhët? - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat institucione morën çmim për praktikën e zbatimit të Ligjit për Gjuhët?

NULL NULL
02/12/2021

Zyra e Komisionerit për Gjuhët, në bashkëpunim me OSBE-në, ka ndarë çmimin për “Praktikën më të mirë të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve”.

Me këtë çmim u vlerësuan: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Komuna e Prizrenit, Komuna e Graçanicës, Komuna e Mitrovicës së Jugut, e Shtërpcës si dhe e Rahovecit.

ZKGJ-ja, që nga viti 2019, e bën ndarjen e një çmimi të tillë. Ndarja e tij bëhet në bazë të monitorimit të përdorimit të gjuhëve zyrtare në ueb faqet zyrtare, duke përfshirë edhe rrjetet sociale të institucioneve përkatëse.