Cila llogaritet si dita e fundit e menstruacioneve? NULL NULL 09.08.2022 08:43 09.08.2022 08:43 Dita e fundit e menstruacioneve nuk është e përcaktuar njëjtë tek të gjitha gratë. Kur gjakderdhja të jetë ndalur, kjo llogaritet të jetë dita e fundit e menstruacioneve. Mirëpo, për shumicën e grave kjo ndodh rreth ditës së pestë, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv. Gjakderdhja ka të ngjarë të jetë më e rëndë në fillim, ndoshta për disa ditë, pastaj do të bëhet më e lehtë derisa i afroheni fundit të menstruacioneve. Ndonjëherë ju mund të mendoni se ka mbaruar, por më pas keni sërish rrjedhje dhe kjo është krejtësisht normale. Kohëzgjatja e menstruacioneve mund të ndikohet nga një sërë gjërash, si mosha, pasha, shtatzënia apo edhe menopauza. Ajo gjithashtu mund të ndryshojë varësisht nga gjendja shëndetësore, sidomos gjendja e cila lidhet me mitrën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 18/03/2024