Cila është “Sfida e Kapitenit” për këtë javë? (VIDEO) NULL NULL 04.02.2023 20:52 04.02.2023 20:52 “Vëllai i Madh” ua ka prezantuar sfidën e tij më të re konkurrentëve të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova. “Sfida e Kapitenit” gjatë kësaj jave do të jetë me doreza, derisa banorët janë të detyruar t’i vendosin ato, sa herë që të bie gongu. “Banorë në pako keni dorezat për ‘Sfidën e Kapitenit’. Nga momenti që dëgjoni gongun keni 25 sekonda t’i vendosni. E në rast se koha mbaron pa i vendosur, ju diskualifikoheni menjëherë nga loja. Ju duhet të qëndroni gjatë gjithë kohës më doreza pa i larguar për asnjë moment dhe për asnjë veprim”, u tha në njoftimin e “Vëllait të Madh”. “Personat që i largojnë dorezat do të diskualifikohen nga loja dhe personi që i mbanë më gjatë, kur të gjithë të tjerët të jenë të diskualifikuar, do ta fitojë sfidën”, u tha tutje në njoftim. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Big Brother VIP Melisa pyet Atdheun: Ki besim te Xhuli? – Kjo është përgjigja e tij (VIDEO) 30/01/2023
Big Brother VIP Nuk e mbaruan në kohë, por nuk u dorëzuan - banorët përfundojnë sfidën e Art Motion (VIDEO) 30/01/2023