Cikalleshi kalon në Stamboll për 2 milionë euro - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cikalleshi kalon në Stamboll për 2 milionë euro

NULL NULL
17/06/2015

Sokol Cikalleshi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Istanbul Basaksehir, klub i cili sezonin e kaluar përfundoi në vendin e katërt të Superligës turke.

Reprezentuesi shqiptar në Stamboll ka shkuar nga kampionati kroat, ku ishte transferuar vjet.

Në sezonin e parë në Split, Cikalleshi shënoi 13 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë, së bashku me 10 asistime.

Vlera e transferit është 2 milionë euro.