20:00, 12 Nëntor 2019

Një djalë adoleshent gati sa nuk vdiq pasi tymosi cigare elektronike shkaktoi një reagim katastrofik në mushkëritë e tij, thonë mjekët në Nottingham.

Ewan Fisher ishte i lidhur me një mushkëri artificiale për ta mbajtur gjallë pasi mushkëritë e tij dështuan dhe ai nuk mund të merrte frymë.

Ewan tha për BBC News se cigaret elektronike “më shkatërruan” dhe u kërkoi të rinjve të tjerë që të mos vape.

Mjekët e tij thonë se tymosja e cigareve elektronike nuk është e sigurt, megjithëse organet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thonë se është 95% më i sigurt se duhani.

Çfarë ndodhi?

Ewan filloi të përdorte këto cigare në fillim të vitit 2017, në moshën 16 vjeçare.

Në maj të atij viti, Ewan filloi të përballej vështirësi në frymëmarrje dhe përfundoi në spital.

Mushkëritë e tij po dështonin dhe ai shumë shpejt përfundoi në në kujdesin intensiv në Qendrën Mjekësore të Queen’s në Nottingham.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe makineritë që e mbanin në jetë nuk mjaftuan që mushkëritë e tij të merrnin oksigjen të mjaftueshëm.

Ai u dërgua në Leicester dhe iu bashkangjit një makine artificiale të mushkërive ose ECMO (oksigjenimi i membranës jashtë-korporeale).

“Kjo makinë shpëtoi jetën time”, tha ai.

Ky rast – nga maji 2017 – sapo ka dalë në dritë në revistën Archives of Disease in Childhood.

Konkurs Pune

Lexo më shumë