Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti theu karrigen e mbuluar me kristal në muzeun e Veronës – kërkohen nga policia

NULL NULL
15.06.2025 15:46

Një muze italian u ka bërë thirrje vizitorëve të “respektojnë artin” pasi një çift u filmua duke thyer një karrige të mbuluar me qindra kristale vezulluese.

Pamjet e publikuara nga Palazzo Maffei, në Verona, tregojnë një burrë dhe një grua që bëjnë fotografi me njëri-tjetrin, ndërsa bëjnë sikur janë ulur në të ashtuquajturën karrige “Van Gogh”.

Pastaj burri duket se rrëshqet dhe bie mbi karrige, duke e shtypur atë poshtë tij.

Zyrtarët thonë se çifti iku nga muzeu përpara se stafi të vinte re se çfarë kishte ndodhur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Palazzo Maffei  - Një fotografi e karriges me dy këmbë të thyera
Palazzo Maffei – Një fotografi e karriges me dy këmbë të thyera

 

Që atëherë nga muzeu kanë njoftuar policinë për çiftin, të cilët nuk janë identifikuar.

“Ndonjëherë humbasim mendjen për të bërë një fotografi dhe nuk mendojmë për pasojat”, thotë drejtoresha e muzeut, Vanessa Carlon.

Carlon shton se rrëshqitja mbi karrige ishte aksident, por çifti u largua pa folur me stafin e muzeut dhe kjo nuk është e drejtë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.