Çifti që jeton me ariun që peshon 136 kilogramë (FOTO) NULL NULL 30.05.2016 08:14 30.05.2016 08:14 Vetëm ideja e të qenit në tavolinë me një ari që peshon 136 kilogramë, mjafton për të larguar të gjithë njerëzit nga dreka e tyre. Por për këtë çift nga Rusia, kjo është diçka krejtësisht e zakonshme. Svetlana dhe Yuri Panteleenko jetojnë dhe ndajnë vaktet në tavolinën e tyre të ngrënies me ariun 23-vjeçar, Stepan. Svetlana ka thënë për “Daily Mail”: “Kur e adoptuam ishte vetëm 3-muajsh dhe në gjendje shumë të keqe pasi u gjet nga gjahtarët në pyll. Ai i do njerëzit dhe është shumë social, pavarësisht çfarë mendojnë njerëzit ai nuk është aspak agresiv dhe nuk na ka kafshuar kurrë”, shkruan shekulli. Ariu përveçse e kalon kohën i ulur në divan me familjen ruse duke parë televizion, atij i pëlqen të ndihmojë në shtëpi duke ujitur lulet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.