Çifti nga Shkodra sfidon koronavirusin duke kurorëzuar dashurinë (VIDEO) NULL NULL 19.04.2020 17:58 19.04.2020 17:58 Koronvirusi nuk i ka ndalur dy të rinjtë nga Shkodra që të martohen. Pavarësisht frikës ata kanë realizuar ceremoninë e dasmës e cila ka qenë shumë ndryshe nga çdo të ishte në kohë normale. Dasma kishte shumë pak të ftuar, ndërkohë që unazat janë shkëmbyer përpara Kishës e cila ishte e mbyllur. Të rinjtë nuk kanë vendosur maska e as doreza dhe madje nuk kanë respektuar as rregullat e distancimit. Nuk kanë munguar as fotot apo incizimet me kamerë pranë Kishës për ta përjetësuar këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre. Ndërkohë të ftuar duket se kanë qenë vetëm rrethi i ngushtë familjar, raporton AbcNews përcjell Klan Kosova. Përhapja e Koronavirusit ka bërë që një pjesë e mirë e ceremonive martesore të shtyhen përtej tetorit ndërsa të tjera çifte i kanë anuluar dasmat të pasigurtë për fundin e pandemisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025