Çifti i martuar prej 7 dekadash, edhe në spital bashkë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti i martuar prej 7 dekadash, edhe në spital bashkë

NULL NULL
09/08/2015

96 vjeçari, Tom Clark dhe gruaja e tij, 92 vjeçare, Arnisteen janë të martuar që gati 7 dekada.

Çifti nga Georgia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shtruan në spital  më herët gjatë këtij muaji për shkak të problemve shëndetësore të ndryshme që kishin secili prej tyre.

Meqë edhe diagnozat e tyre ishin të ndryshme, ata u shtruan në dhoma të ndara dhe të ndryshme të spitalit, transmeton Klan Koosva.

Por çifti nuk mund të qëndronte larg njëri tjetrit.

Hera e vetme që ata ishin ndarë gjatë 70 viteve martesë ishte kur Tom ishte në kuadër të ushtrisë në Korea.

Dhe për të plotësuar këtë dëshirë të çiftit me historinë e tyre të mrekullueshme të dashurisë së vërtetë ndër vite, drejtoresha e spitalit u angazhua personalisht.

Ajo urdhëroi stafin e klinikës që shtretërit e tyre të ishin afër njëri tjetrit duke dashur që të përcjellë mesazhin që dashuria ekziston dhe është kaq e bukur.

Ndërsa krejt kjo për 96 vjeçarin, Tom ishte emocionuese sa ai filloi të qajë.

“Unë thjesht nuk mund të rri larg saj.Ajo është gruaja më e mirë në botë” tha ai me lot në sy kur u bashkuar afër bashkëshortes së tij.