Çifti i famshëm i ‘Game of Thrones’, prindër për herë të parë NULL NULL 27.09.2020 23:13 27.09.2020 23:13 Kit Harington dhe Rose Leslie janë në pritje të fëmijës së tyre të parë! Në rast se nuk ishit fansa të serialit të famshëm, gjithçka duhet të dini është që Kit dhe Rose nisën romancën që kur luanin rolet e tyre tek Game of Thrones. Fatkeqësisht, personazhi i Rose (Ygritte) nuk ja doli dhe Jon mbeti zemërthyer, derisa në skenë doli Daenerys. Gjithsesi, për t’u kthyer në realitet: Kit dhe Rose nuk vonuan shumë për të jetuar së bashku e më pas ta kurorëzonin dashurinë në martesë. Tani, aktorja është në pritje të ëmbël dhe fansat e serialit duken po aq të lumtur sa prindërit e ardhshëm. Rose e bëri lajmin publik gjatë daljes së saj në revistën U.K.’s Make. E veshur me një fustan të gjatë të zi gjer në fund të këmbëve, barku i rrumbullakosur dukej qartë. Thashethemet për një romancë mes çiftit nisën që në 2012-in. Pas një ndarje të shkurtër, ata u rikthyen dhe në 2016-ën konfirmuan zyrtarisht lidhjen, anabelmagazine. Fejesa ndodhi në shtator të 2017-ës, ndërsa ceremonia martesore në qershor të 2019. View this post on Instagram ROSE LESLIE ❤️ 🌹we chat with Rose about her upcoming role in Death on the Nile , her lockdown experience and more. Not many people can pull off a Stella McCartney floor-length silk frock and a fashion shoot when expecting a baby but Rose showed no sign of fatigue on our world exclusive fashion shoot for the latest issue of Make. Photography by @billiescheepersphotography fashion editor @ursula_lake . Rose wears @stellamccartney exclusively throughout. Makeup by @justinejenkins hair by @liztaw . Beautiful graphic design as always by @deep_london 💥 #clickthelinkinbio 👆 to read the full interview by @hancathrand . #roseleslie #exclusive #interview #scoop #fashionshoot #makemagazine #neweditorial #gameoftheones #worldexclusive A post shared by MAKE magazine (@make_magazineuk) on Sep 26, 2020 at 11:42am PDT *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.