20:30, 13 Mars 2019

Askush nuk pyet për moshën kur bëhet fjalë për dashurinë, qoftë diferencë e madhe ose e vogël.

Zemrat nuk bëjnë kompromise kur ato dashurojnë pa kushte, përcjellë Klan Kosova.

Këto janë disa nga çiftet e njohura që kanë shumë vite diferencë në mes, por që jetojnë të lumtur pa problem.

Almeda Abazi 26 vjeç dhe Tolgahan Sayisman 36 vjeç: 10 vite diferencë
Një nga çiftet më të dashura shqiptare por dhe turke kanë kaq vite diferencë, por ata  janë në pritje të fëmijës së parë i cili është djalë.

Sara Hoxha 23 vjeç dhe Ledion Liço 33 vjeç: 10 vite diferencë
Tashmë prej disa vitesh të lidhur, vitin e shkuar ata u martuan në një dasmë përrallore në Itali. Kishin dhe një shoqërues të vogël, djalin e tyre London Noor. Lidhja e Sarës dhe Ledionit ka qenë e papritur por shumë e bukur dhe për ndjekësit dhe fansat e tyre.

Priyanka Chopra 36 vjeç dhe Nick Jonas 26 vjeç: 11 vite diferencë
U fejuan në vitin 2018 dhe në dhjetor të po këtij viti edhe u martuan. Dasma e tyre ka qenë shumë e përfolur pasi zgjati shumë jave. Në fakt, Nick thuhet se i pëlqen një diferencë e tillë sipas një burimi atij gjithmonë i ka pëlqyer të ketë histori dashurie me gra në moshë më të madhe.



Blake Lively 32 vjeç dhe Ryan Reynolds 43 vjeç: 11 vite diferencë.

U takuan në fillim të vitit 2010 kur Lively ishte vetëm 22 vjeç dhe Reynolds ishte 33 vjeç, të dy filluan të dilnin në vitin 2011 dhe u martuan në shtator të vitit 2012. Sot kanë dy fëmijë të vegjël djalë dhe vajzë.



George Clooney 58 vjeç dhe Amal Clooney 41 vjeç :17 vite diferencë:

Në vitin 2014, bota u “trondit” pasi beqari më I famshëm George Clooney, atëherë 52 vjeç, njoftoi fejesën e tij me avokaten për të drejtat e njeriut, 35-vjeçaren Amal Alamuddin. Çifti u martua në shtator të 2014 dhe vetëm pas një viti u bënë prindër të dy binjakëve.



Adam Levine 40 vjeç dhe Behati Prinsloo 31 vjeç: 10 vite diferencë

U takuan në 24qershor 2012 pasi ai përfundoi marrëdhëniet e tij me shoqen e ngushtë të Prinsloo modelen e Victorias secret Anne Vyalitsyna. Çifti u fejua në 2013 dhe u martua në 2014 në Los Cabos, Meksikë. Prinsloo lindi vajzën, Dusty Rose, në vitin 2016 dhe një tjetër vajzë Gio Grace, në shkurt 2018.

Jay-Z 50 vjeç dhe Beyoncé 38 vjeç: 12 vite diferencë
Çifti është bashkë që në 2001 kur Jay-Z ishte 32 vjeç dhe Beyoncé ishte vetëm 20. Ata u martuan më 4 prill 2008 dhe lindën vajzën Blue Ivy Carter në 2012 Në vitin 2017, Beyoncé shkatërroi plotësisht internetin me një post Instagram që njoftoi se familja po priste dy binjakë.

Jason Statham 52 vjeç dhe Rosie-Huntington 32 vjeç:  20 Vite diferencë
Aktori Jason Statham, 52 vjec dhe modelja Rosie Huntington-Whiteley, 32, filluan të dilnin në vitin 2010. Çifti konfirmoi angazhimin e tyre në janar 2016 dhe njoftoi se Huntington-Whiteley priste fëmijën e tyre të parë rreth një vit më vonë. Modelja lindi djalin Jack Oscar Statham më 24 qershor 2017.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë