Ciceroni i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”: Bashkim Jashari është njeri i thjeshtë dhe modest NULL NULL 30.11.2021 23:47 30.11.2021 23:47 Ciceroni i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, Xhevat Imeri, ka thënë se për të është një ndjenjë e jashtëzakonshme pasi Bashkim Jashari është emëruar komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai në Edicionin Speciale të Klan Kosovës ka theksuar se me këtë veprim i është bërë një nder familjes Jashari. “Kam një kohë të gjatë që punojë në këtë vend, tani që Bashkim Jashari është bërë komandant i FSK-së është një ndjenjë e jashtëzakonshme, emocionuese dhe është një ndjenjë krenarie”. “Nuk guxoj të them se kjo është e vonuar, ky është një nder që i është bërë Kosovës shqiptarisë, Prekazit, Drenicës dhe në veçanti familjes Jashari”. Imeri ka theksuar se ka pasur fatin që është takuar me Bashkim Jasharin, sipas tij ai është një njeri i thjeshtë dhe modest, njofton Klankosova.tv.
Kosova Osmani për takimin për Asociacionin: Çka vjen prej Amerikës është e mirë (VIDEO) 2 minuta më parë