Cicërimat e Twitter tani edhe në Google NULL NULL 20.05.2015 16:02 20.05.2015 16:02 Në momentin që ju kërkoni diçka në Google Search, tani e tutje në rezultatet e kërkimit do të shfaqen dhe cicërimat e rrjetit social Twitter, që kanë të bëjnë me fjalën kyçe për të cilën ju jeni duke kërkuar. Integrimi mes Twitter dhe Google Search padyshim që do rrisë audiencën e postimeve të Twitter dhe jashtë këtij rrjeti social. Integrimi është parë gjithashtu si një element në kohë reale i Google Search. Ndryshimet, të cilat ishin lajmëruar më herët gjatë këtij viti, do të aplikohen në aplikacionin iOS dhe Android të Google Search si dhe në versionin ueb nëse kërkimi është në gjuhën angleze. Twitter me anë të një postimi në blog deklaroi se një version desktop nuk do të vonojë të vijë. Në muajt në vazhdim kjo karakteristikë do të jetë e disponueshme në akoma më shumë shtete. Simbolet tradicionale të Twitter si ‘#’ apo ‘@’ do të jenë të nevojshme për shfaqjen e cicërimave në rezultatet e kërkimit. Për shembull një kërkim në Google për #MadMan shfaqi në rezultatet e kërkimit një sërë postimesh në Twitter që përmbanin këtë “hashtag”. Por një kërkim vetëm duke shkruar Mad Man nuk shfaqi pothuajse asnjë përmbajtje të Twitter. Ky integrim vjen si pasojë e përpjekjeve të Twitter për të rritur audiencën dhe për të rritur numrin e përdoruesve të këtij rrjeti social. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto Musk: "Konsensus i jashtëzakonshëm" për rregulloren rreth inteligjencës artificiale 14/09/2023