17:21, 30 Korrik 2020

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Ciara u bë sërish nënë rreth një javë më parë.

Këngëtarja solli në jetë Win, fëmiun e tretë të saj e të dytin nga martesa me Russell Wilson.

E duket se një prej modeleve më të njohura shqiptare gëzon familjarisht në raport të afërt me yllin botëror që përfshin edhe shkëmbim të dhuratave.

Ciara ka falënderuar Emina Çunmulajn dhe bashkëshortin e saj Sam Nazarian për dhuratën e pranuar me rastin e lindjes së djalit në një postim në InstaStory.

Kjo nuk është hera e parë që Emina me bashkëshortin e saj, Sam shfaqen të afërt me shumë të famshëm botërorë. /Prive.al

Konkurs Pune

Lexo më shumë