Christina Hendricks dhe Geoffrey Arend ndajnë rrugët pas 10 vjetësh martesë NULL NULL 18.10.2019 13:00 18.10.2019 13:00 Christina Hendricks dhe Geoffrey Arend kanë bërë të ditur se i kanë dhënë fund martesës së tyre 10 vjeçare. Përmes Instagramit, ylli i Mad Men, 44 vjeçare, dhe burri i saj, 41 vjeç, secili ndanë një postim identik duke konfirmuar se tashmë kanë rrugët e tyre të ndara nga njëri-tjetri, njofton Klan Kosova. “Sot ne bëjmë hapin tonë të ardhshëm së bashku, por në shtigjet tona të ndara”, shpjeguan ata. “Do të jemi gjithmonë mirënjohës për dashurinë që kemi ndarë dhe do të punojmë gjithmonë për të rritur dy këlyshët tanë të bukur”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.