Christina Aguilera shijon turneun në Londër, shfaqet në skenë me vajzën NULL NULL 11.11.2019 15:31 11.11.2019 15:31 Ajo është duke shijuar tourin e saj botëror në mbështetje të albumit të tetë, Liberation. Ndaj Christina Aguilera bëri shfaqjen e saj në Wembley Arena në Londër, me një paraqitje familjare ndërsa solli vajzën e saj Summer Rain bashkë me të në skenë, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja, 38 vjeçare mbante në krah vajzën e saj, ndërsa këndonte Let There Be Love, një këngë vallëzimi nga albumi i saj i shtatë Lotus. Aguilera kishte zgjedhur të vishej me të kuqe dhe të zezë për të argëtuar fansat e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.