11:30, 22 Maj 2019

Futbollisti i ri i Chelseat, Christian Pulisic, dëshiron ta arrijë nivelin e të preferuarit të Stamford Bridge, Eden Hazard.

Ai shpreson se do të mund të luajë në të njëjtin krah me belgun, në sezonin e ardhshëm.

Pulisic nënshkroi një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me Chelsean në muajin janar, por u huazua menjëherë në Gjermani për ta përfunduar sezonin në Borussia Dortmund, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

20 vjeçari amerikan ka kaluar disa ditë në Angli duke u njohur me mjedisin e tij të ri derisa në një intervistë për BBC Sport, ai i ka bërë të qarta ambiciet e tij.

“Është e pabesueshme ta shohësh se çfarë mund të bëjë Eden. Ai është një djalë të cilin e kam shembull dhe si i cili do të doja të bëhem. Ky është qëllimi im. Duhet të jesh i krisur që të mos kesh dëshirë të luash në të njëjtin ekip me të”, ka thënë ai.

Pulisic tani është lojtari më i shtrenjtë amerikan i të gjitha kohërave.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë