Chris Evans, prezantuesi i ri i "Top Gear" - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chris Evans, prezantuesi i ri i “Top Gear”

NULL NULL
17/06/2015

Chris Evans që është  një figurë e njohur  e televizionit dhe radios do të zëvendësojë Jeremy Clarkson në rolin e prezantuesit të formatit të  “Top Gear”.

Evans tha se është shumë i lumtur që iu besua kjo përgjegjësi pasi shfaqja e makinave është shfaqja e preferuar e tij e  të gjitha kohërave, shkruan BBC,  transmeton Klan Kosova.

“Premtoj që do të bëj gjithçka të mundshme për të respektuar atë që është bërë deri më sot me këtë shfaqje, si dhe për ta dërguar këtë format përpara” tha ai.

Ai ishte përfolur që një kohë të gjatë si një emër i mundshëm për të zëvendësuar Clarkson dhe tani ai ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare.
Clarkson u shkarkua nga puna në mars të këtij viti, pasi goditi një prej producentëve në vendin e punës.
“Top Gear” tash ka një format të ri dhe shihet nga 350 milionë shikues në mbarë botën.