Chris Brown në lidhje me modelen Indya Marie NULL NULL 30.04.2019 20:00 30.04.2019 20:00 Chris Brown e ka një të dashur të re në jetën e tij. Page Six ka raportuar se 29 vjeçari Brown dhe modelja 25 vjeçare Indya Marie janë në lidhje dashurie. Çifti, që janë përfolur shumë në vitin 2015 kur Karrueche Tran ishte ndarë me të, së fundmi kanë ringjallur dashurinë e tyre në xhirimet e videoklipit të këngës “Type a Way” që është bashkëpunim i reperit dhe Eric Bellinger. “Chris dhe Indya po i mbanin duart njëri-tjetrit dhe po qeshnin së bashku vazhdimisht gjatë xhirimeve. Ata janë parë bashkë edhe në festën e Chris ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për revistën. Këngëtari amerikan, së fundmi, ka postuar në Instagram një fotografi të modeles e cila shihet e veshur me xhaketën e tij të lëkurës. “Kur je e bukur dhe e vesh xhaketën e edicionit të rallë INDIGO’ LETTERMAN”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova. View this post on Instagram When you are beautiful and dope you get da limited edition “INDIGO” LETTERMAN!❤️ @indyamarie @blackpyramidofficial A post shared by CHRIS BROWN (@chrisbrownofficial) on Apr 27, 2019 at 9:51am PDT Reperi ka një vajzë, Royalty, me Nia Guzman. Jeta personale e Brown ishte kryelajm i të gjitha mediave rozë më herët gjatë këtij viti kur ai kishte paditur një grua për shpifje pasi ajo kishte deklaruar se ai e kishte përdhunuar atë në Paris. Ai kishte mohuar se kishte pasë “raporte seksuale të çfarëdo lloji” me gruan të cilën e kishte quajtur “lavire” në një postim në Instagram që më vonë e kishte fshirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025