Cholleti i thotë Vuçiqit se duhet shmangur provokimet me Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cholleti i thotë Vuçiqit se duhet shmangur provokimet me Kosovën

NULL NULL
17.05.2023 19:18
Aleksandar Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me këshilltarin special në Departamentin e Shtetit Amerikan, Derek Chollet.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga presidenca serbe, mes tyre, temë diskutimi ishte Kosova, bashkëpunimi dypalësh Serbi-ShBA si dhe situata në rajon, përcjell klankosova.tv.

“Këshilltari Chollet tha se është e nevojshme të shmangen provokimet dhe konfliktet, si dhe se është e rëndësishme të vazhdohet puna për normalizimin, duke mbështetur dialogun e Brukselit. Presidenti Vuçiq theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

Ndërkaq, Vuçiqi dhe Chollet deklaruan se marrëdhëniet serbo-amerikane po zhvillohen në një drejtim të mirë, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, siç dëshmohet nga rritja e shkëmbimeve tregtare”, njoftoi shërbimi për bashkëpunim me mediat i Presidentit të Serbisë. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS