Chollet: Qëllimi është që Asociacioni të mos përdoret për destruksion - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chollet: Qëllimi është që Asociacioni të mos përdoret për destruksion

NULL NULL
nga Hekuran Sokoli 18.05.2023 17:36
Chollet

Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se qëllimi i tij është që të themelohet një Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe në atë mënyrë që nuk do ta pengojë funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

Kështu ka thënë ai gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, raporton Klankosova.tv.

Sipas tij, qëllimi është që përmes këtij asociacioni të akomodohen qytetarët e veriut brenda shtetit të Kosovës dhe jo në atë mënyrë që do të mund të instrumentalizohen nga Serbia.

“Ne i kemi thënë Kosovës që do ta ndihmojë që Asociacioni do të jetë në përputhje me vlerat e BE-së dhe nuk do të përdoret për destruksion”.

“Ne duam që veriu i Kosovës të jetë i akomoduar nga shteti i Kosovës. Ky është qëllimi ynë që nuk do të përdoret për destruksion. BE-ja i ka dhënë modele Kosovës për themelimin e Asociacionit”, ka theksuar ai gjatë raportimit në Komitet.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv